Në orët e para të mëngjesit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër.
Një 33 vjeçar nga fshati Mashkullorë i ka dhënë fund jetës.
Raportohet se viktima është baba i dy fëmijëve, ndërsa është gjetur i vetëvarur.
Sipas policisë ai është identifikuar si Florian Resuli.
Të dhënat e para bëjnë me dije se kanë qenë kushtet e vështira ekonomikë që çuan 33 vjeçarin të kryejë aktin e vetëflijimit.
Kohët e fundit aktet e vetëflijimit në Shqipëri kanë ardhur në rritje.
Ato lidhen kryesisht me kushtet ekonomike dhe depresionin.