Lista / Rama: Këto dokumente nuk duhet t’i çoni më në zyrat e shtetit - Bota Sot
Lista / Rama: Këto dokumente nuk duhet t’i çoni më në zyrat e shtetit

Shqipëria

Lista / Rama: Këto dokumente nuk duhet t’i çoni më në zyrat e shtetit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:57
Edi Rama

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të dërgojnë më shkresa apo dokumentacion për kërkesat që kanë ndaj administratës.

Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se duhet refuzuar çdo kërkesë nga zyrat ku qytetarët kërkojnë një shërbim.

 Sipas kreut të ekzekutivit, detyrimi për plotësimin e dokumentacionit i lind zyrës përkatëse.

Ja çfarë shkruan Rama mbrëmjen e së enjtes:

INFORMIM I NEVOJSHËM MBI SHËRBIMET PËR QYTETARËT

Qeveria ka vendosur që përveç dokumentave që janë hequr nga lista e burokracise, çdo dokument shtetëror për një praktikë administrative janë të detyruara ta marrin për ju zyrat ku drejtoheni për një shërbim.

Refuzoni çdo kërkesë për të çuar dokumenta shtetërore në zyrën ku kërkoni të merrni shërbimin.

Për çdo rast rezistence nga ana e punonjësve të sporteleve, drejtohuni menjëherë në platformën shqiperiaqeduam.al

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test