Elvis Roshi dënohet me 5 muaj burg, konvertohet me punë në komunitet

Shqipëria

Elvis Roshi dënohet me 5 muaj burg, konvertohet me punë në komunitet

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:02
Elvis Roshi

Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 5 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, por ky dënim do të konvertohet në 60 orë punë në komunitet.

Ndërkohë, Prokuroria kërkoi 7 muaj e 15 ditë burg, kërkesë e cila u pranua, por iu ul një e treta e dënimit pasi pranoi akuzën dhe përfitoi gjykim të shkurtuar.

Elvis Roshi nuk ka kundërshtuar asnjë fakt të Prokurorisë, e cila e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Roshi, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim penal që kishte marrë në Itali për përdhunim, si dhe përdorimin e disa emrave të rremë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat