Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe, thotë se shpreson që Teatri Kombëtar të mos shembet, por nënvizon se ndërtesa e Teatrit bashkë me truallin duhet të jetë e kontabilizuar
Malaj: Ndërtesa e Teatrit bashkë me truallin duhet të jetë i kontabilizuar. Ka pasur urdhra edhe nga Ministria e Financave. Para se të prishet, të merret një ekspert ndërkombëtar, ishalla nuk prishet, dhe të thotë që vlera e truallit dhe ndërtesës është kaq. Ai tjetri që investon aty nuk po bën ndonjë nder. Bile mund të fitojë.