“Si i copëtoi Rama trojet shqiptare pas takimit me Cipras në Londër”

Shqipëria

“Si i copëtoi Rama trojet shqiptare pas takimit me Cipras në Londër”

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 11:36
Edi Rama dhe Aleksis Tsipras

Sipas tij Edi Rama në samitin e vendeve të Ballkanit në Londër, i copëtoi sërish trojet shqiptare.

Berisha citon kryeministrin grek Cipras i cili u shpreh për mediat se marrëveshja e re i jep avantazhe vendit të tij në zonat e naftës dhe gazit.

Reagimi i plotë i Berishës

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dyte!

Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer!

Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi.

Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje

zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.

Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras - Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat