Kakavijë, 40 autobusë në radhë, pala shqiptare bllokon punën dhe nuk jep asnjë sqarim

Shqipëria

Kakavijë, 40 autobusë në radhë, pala shqiptare bllokon punën dhe nuk jep asnjë sqarim

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 09:37
Kakavijë

Radhë të gjata ka pasur sot në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se në radhë ndodhen mbi 40 autobusë dhe makina të vogla. Pala shqiptare ka bllokuar punën duke mos lejuar kalimin në sportele, e pa iu dhënë shpjegime drejtuesve të automjeteve. Ky fluks ka ngjallur irritim tek udhëtarët që kanë zgjedhur këtë pikë për të dalë nga Shqipëria dhe për të hyrë në vendin tonë.

Kjo situatë nuk është e re në këtë pikë kalimi. Thuajse çdo vit në doganën e Kakavijës krijohen radhë të gjata dhe fluks udhëtarësh si për shkak të mosfunksionimit të punës nga pala greke po ashtu dhe nga pala shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat