“Akademia e 100 Fshatrave”, Rama: Kjo është një mundësi për të dalë nga varfëria

Shqipëria

“Akademia e 100 Fshatrave”, Rama: Kjo është një mundësi për të dalë nga varfëria

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:28
Edi Rama

Projekti i 100 fshatrave do të thotë kthim i tyre në destinacione të mirëfillta turistike dhe agroturizmi është një mundësi për të dalë nga varfëria, është shprehur kryeministri Edi Rama në aktivitetin për firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me botën universitare.

“Ne këto 100 fshatra do i kthejmë në destinacione të mirëfillta turistike për t’i dhënë hov një zhvillimi ekonomik dhe social aty ku deri sot kjo duket e pamundur dhe për të nxjerrë në pah potencialet e mëdha për një qasje të ndryshme ndaj të nesërmes, kudo ku ka mundësi për të zhvilluar një bujqësi apo blegtori intensive janë tërësisht të kufizuar”.

“Ne besojmë shumë që turizmi dhe në rastin konkret agroturizmi si një mekanizëm i tërheqjes drejt fshatit, falë bukurive të jashtëzakonshme natyrore, vlerave të trashëgimisë kulturore, historisë dhe historive për tu treguar është një instrument efikas dhe i papërdorur deri më sot për daljen nga varfëria për kthimin e vëmendjes së emigrantëve ndaj vendlindjes me investime që sjellin të ardhura dhe për krijimin e një efekti zinxhir që do të çlirojë energji jo thjesht ku prekim po në gjithë hapësirat rreth e rrotull”, tha Rama.

Në këtë aktivitet lind “Akademia e 100 Fshatrave”, një rrjet bashkëpunimi mes qeverisë dhe botës universitare, për projektet e Programit Kombëtar të Rilindjes Rurale në funksion të 100 fshatrave të përzgjedhur për t’u rikthyer në destinacione të reja turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat