Reagon hoteli në Shqipëri që i tha qytetarit nga Kosova “racë derri – pak ua ka bërë Serbia” - Bota Sot
Reagon hoteli në Shqipëri që i tha qytetarit nga Kosova “racë derri – pak ua ka bërë Serbia”

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Reagon hoteli në Shqipëri që i tha qytetarit nga Kosova “racë derri – pak ua ka bërë Serbia”

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 19:50
Ilustrim

Hoteli në Durrës, stafi i të cilit i kishte ofenduar rëndë një turist kosovar duke i thënë se “kosovarët janë racë derri dhe mirë ua ka bërë Serbia”, ka kërkuar falje publike. Faqja në Facebook e Hotelit “Ylli i detit”, ka kërkuar falje publike për ofendimin e bërë qytetarëve kosovarë, duke thënë se personi i papërgjegjshëm që e ka bërë atë shkrim ka marrë dënimin e merituar.

“Kërkjomë ndjesë publike për shqetësimin dhe keqkuptimin që i është bërë klientit tonë nga njerëz te papërgjegjshëm të cilët morën ndërshkimin e merituar.Me Rrespekt Ylli DETIT”, thuhet në shkrimin e faqës së tyre në Facebook.

Leutrim B. nga Kosova kishte publikuar dëshmi nga komunikimi që ai ka pasur me stafin e hotelit nga Durrësi, përmes platformës komunikuese Messenger. Në bashkëbisedimin mes tyre bie në sy sjellja vulgare e stafit të hotelit nga Durrësi ndaj qytetarit nga Prishtina.

“Pas një dëshire me kalu vikendin në Shqipëri me familje me ju bashkangjitë shokëve të tjerë që ishin atje, deshta me rezervu një Hotel prej Prishtinës, që mos me u bo telash me gjetë dhomë kur shkoj atje pasi kam qenë edhe me fëmijë të vegjël. E pyes Hotel ‘Ylli i Detit’ , siç shihet edhe në foto, dhe më thotë se ne nuk bëjmë rezervime nga telefoni sepse duhet një kapare. E mirëkuptoj. E rezervoj diku tjetër ku nuk duhet kapare për një rezervim”, shkruan Leutrim B..

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test