Arrestohen 3 të 'fortët' e Vaut të Dejës, me armë dhe drogë në loto

Shqipëria

Arrestohen 3 të 'fortët' e Vaut të Dejës, me armë dhe drogë në loto

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:53
Armët

Tre persona u arrestuan nga policia e Shkodrës me lëndë narkotike dhe me armë zjarri.

Tre personat ndodheshin në një sallë lojërash euro loto dhe u vunë në pranga në saj të një kontrolli blic të uniformave blu për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë

Gjatë ditës së sotme nga shërbimet operacionale dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë Enduel Bajraktari 29 vjeç, Mirjan Ndoj 27 vjeç dhe Marisjen Gjoka, 20 vjeç, të tre banues në Vau i Dejës

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit në lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Enduel Bajraktari u gjet 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Shkodrës thotë përmes një njoftimi zyrtar se vijojnë hetimet, pasi dyshohet se të arrestuarit  janë autorë edhe për disa vepra penale të tjera.

Prokuroria e Shkodrës do t’i hetojë tre të rinjtë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat