‘Ku mami, ku babi, do kujdesena ne për Borisin’, mesazhi i motrës së gruas që u vra në Shkodër

Shqipëria

‘Ku mami, ku babi, do kujdesena ne për Borisin’, mesazhi i motrës së gruas që u vra në Shkodër

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:07
Boran Bercana dhe Silvi Ndoci

Akoma asnjë lloj piste nuk ka paraqitur policia për krimin e rëndë që tronditi Shkodren dy dite më parë. Akoma mbetet e pazbardhur vrasja e dy të rinjve Silva Ndoci dhe Boran Berçana, ndërsa s’ka fjalë për të përshkruar dhembjen e familjarëve.

E motra e Silvës, duket se është ajo që do të kujdeset për djalin e çiftit që i mbijetoi ngjarjes së rëndë, edhe pse ishte i pranishëm në makinë, se bashku me prindërit e tij.

Në një postim në rrjetet sociale Antoneta Ndoci shkruan se hakmarrjen ja ka lënë në dorë zotit, shkruan fw, dhe se Borisi është duke kërkuar prindërit e tij që sot nuk jetojnë më.

Ja shënimi prekës i saj në rrjetet sociale:

A moj moter qa na thave shpirtin, mu mamit vllait motres smuna me fjet pa te than naten ty e boranit a moj moter me le nipin, vetem moj moter.  Po ti o boran pse ja dhat besen njani tjetrit me ik ne kete menyr e me lan borisin vetem qe ju kerkon o mami o babi kuku per mu o zot o zot nese ka zot ta lej ty ne dor per hakmarrjen e te dyve o dritat e syve te mi se tash shof vec verbim ne syt e mi me keni lan nje se na freskon shpirtin e na kujton juve kuku per ne, pushofi ne pace engjullit e mi flini te qet se do kujdesena ne per borisin deri ne frymen e fundit do ju premtoj se zdo mungoj as gja per vec dashnija juaj moj moter e boran o zot jeipi bekimin tend te pushoj ne paqe kta dy lule te bukura . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat