Zbardhet letra nga BE për Ramën, kanë një këshillë për teatrin

Shqipëria

Zbardhet letra nga BE për Ramën, kanë një këshillë për teatrin

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:56
Edi Rama

Europa Nostra, zëri i trashëgimisë kulturore në 40 vende të Europës i ka shprehur shqetësimin kryeministrit Edi Rama për atë që e cilëson s?i “vendim alarmues për të shkatërruar Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një ndërtesë e trashëgimisë me rëndësi shumë të madhe kulturore dhe arkitekturore në Europë.”

Në letrën drejtuar Edi Ramës, Presidenti i Europa Nostra, prof.dr Hermann Parzinger, pasi evidenton vlerat e veçanta të ndërtesës së Teatrit Kombëtar, vë në dukje se “Teatri është një shembull i shkëlqyer i arkitekturës moderne italiane dhe është ndërtesa e vetme e këtij lloji që ekziston në Shqipëri.”

“Ne kundërshtojmë çdo qëndrim që kjo ndërtesë ka pak apo aspak vlera historike kulturore ose sociale. Përkundrazi! Europa Nostra beson që vlera e shkëlqyer europiane e kësaj prone publike tejkalon çdo përfitim afatshkurtër që mund të arrihet duke e shkatërruar atë.”- shprehet Presidenti i organizatës partnere të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës në fushën e trashëgimisë kulturore.

“Europa Nostra mbështet protestat kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe nuk mbështet asnjë propozim që shkatërron Teatrin ekzistues.”-thuhet në letrën për Edi Ramën.

Europa Nostra i bën thirrje qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe çdo autoriteti tjetër që “të rishikojnë vendimin e tyre për të shkatërruar këtë monument europian dhe të gjejnë mundësinë e rikonstruksionit në mënyrë që Teatri aktual të përmbushë standardet”

Europa Nostra i bën thirrje kryeministrit që të përdorë pozicionin dhe ndikimin e tij për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.

Letra që Presidenti i Europa Nostra i dërgon Kryeministrit Edi Rama vjen pas shqetësimit të shprehur nga Kryetarja e Komisionit parlamentar të Kulturës, Albana Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat