Pafajësia e Tom Doshit nuk pranohet! Prokuroria ankimon vendimin në apel

Shqipëria

Pafajësia e Tom Doshit nuk pranohet! Prokuroria ankimon vendimin në apel

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:53
Tom Doshi

Prokuroria e Tiranës këmbëngul në shpalljen fajtor të deputetit Tom Doshi për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Pak ditë pasi deputeti fitoi pafajësi në procesin gjyqësor ku ishte i bashkëpandehur me ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, prokuroria ka ankimuar vendimit.

Sipas burimeve, prokuroria pretendon se gjykata ka gabuar kur ka pushuar akuzën për Doshin dhe kërkon ndryshim të vendimit.  Deputeti Doshi u akuzua se në bashkëpunim me Frrokun e Bamin fabrikuan një skenar për eliminimin fizik të tij.

Në vendimin e datës 4 Korrik, Shkalla e Parë e Tiranës i dha pafajësi deputetit, por dënoi me nga 8 muaj burg Mark Frrokun e Durim Bamin. Ndonëse u fajësuan dhe dënuan, asnjëri prej tyre nuk shkoi në qeli, pasi për Frrokun dënimi u peziullua, ndërsa për Bamin u shua, pasi masa e dënimit ishte me e vogël se koha e qëndrimit të tij në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat