Zbardhet ngjarja në Radhimë, policia qëlloi me armë agresorin pasi…

Shqipëria

Zbardhet ngjarja në Radhimë, policia qëlloi me armë agresorin pasi…

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 09:05
Policia

Policia ka zbardhur detajet e plota të ngjarjes së ndodhur sot në Radhimë, ku qytetarët u vunë nën panik pas të shtënave me armë.

Mësohet se uniformat blu ndodheshin sot në Radhimë për të arrestuar 38-vjeçarin e shpallur në kërkim Gaqo Gjini.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Njoftimi i plotë

Sot në Radhimë,  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë. Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat