Paralajmërimi i fortë i Bashës: Nëse shembni Teatrin, do i vëmë minat kullave tuaja!s

Shqipëria

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Nëse shembni Teatrin, do i vëmë minat kullave tuaja!s

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:04
Lulzim Basha

Me një paralajmërim mjaft të fortë i është drejtuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komapnisë private që ka marrë përsipër ndërtimin e teatrit të ri Kombëtar në Shqipëri, dhe ngjitur tij edhe disa kulla.

Në një konferencë të posaçme për mediat, lideri i të djathtëve, e quajti ligjin e teatrit, të miratuar vetëm nga mazhoranca, një atentat ndaj shtetit ligjor.

“Nëse kryetalebani Edi Rama do t’i shkojë deri në fund, popullit i lind e drejta të rezistojë në të gjitha format për ta parandaluar, që fati i Teatrit të mos shkojë në derën e shtëpisë dhe pronës së tyre! 

Paralajmëroj Fusha shpk dhe çdo entitet tjetër se do të jetë subjekt i ligjit të ndryshuar antimafia. Që ditën e parë të pushtetit do të sekuestrojmë çdo pronë dhe cent të vënë në shkelje të ligjit.

Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë me ligj kullave tuaja! Paralajmërimi vlen edhe ndonjë bankë që do të financojë këtë projekt me paratë që vijnë nga Toyota Yaris!”. Nuk ka shans të gëzoni frytet e kësaj ndërmarrjeje kriminale I bëj thirrje dhe qytetarëve hapni sytë dhe mos fusni asnjë qindarkë se do të mbetet me gisht në gojë”, tha Basha.

Basha theksoi qëndrimin e pandryshuar të Partisë Denokratike, për të mos u dorëzuar në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, nga prishja e planifikuar nga qeveria.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar nga prishja dhe tjetërsimi i pronës së tij, nga ana e oligarkëve të Edi Ramës. Ndjejmë keqardhje që asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer me këtë sjellje të tyre”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës tha se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i kulturës, por atëherë nuk ia doli.

“Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një ligj special për një individ të vetëm, apo për një kompani të vetme. Ligjet janë për të gjithë të njëjtë dhe ne nuk mund të votojmë në mënyrë antikushtetuese një ligj të posaçëm, për të favorizuar lakejtë e Edi Ramës, që synojnë të pastrojnë paratë e drogës. Plani i Ramës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ka nisur që para 20 vitesh, kur ai ishte ministër i Kulturës dhe tani po bën gjithçka për të realizuar këtë plan ogurzi të tij”, tha kreu i Partisë Demokratike. Më herët Basha paralajmëroi për shpalljen non-grata të arkitektit të huaj të Teatrit të ri Kombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat