Ligji i Magjistraturës, Kryemadhi i përgjigjet maxhorancës: Ftoni të gjitha partitë opozitare - Bota Sot
Ligji i Magjistraturës, Kryemadhi i përgjigjet maxhorancës: Ftoni të gjitha partitë opozitare

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Ligji i Magjistraturës, Kryemadhi i përgjigjet maxhorancës: Ftoni të gjitha partitë opozitare

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:23
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur në Facebook ftesës së maxhorancës për të votuar ligjin për magjistraturën. “Dialogu politik është institucion, jo pazar”, thotë Kryemadhi.

Ajo shton se LSI është parti në opozitë dhe se nuk mund të marrë vendime pa harmonizuar me partitë e tjera të opozitës. Ftesa që maxhoranca i ka bërë LSI, thotë ajo duhet të jetë për të gjithë partitë e opozitës në tryezë dialogu.

“Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!
As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!
Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!
Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:
1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!
Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.
2. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.
Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.
Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.
Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.
3. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.
E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.
Dialogu politik është institucion, jo pazar!
Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria”, shkruan kryetarja e LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test