Tapi për shtëpitë e vjetra, aplikimet nisin në shtator - Bota Sot
Tapi për shtëpitë e vjetra, aplikimet nisin në shtator

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Tapi për shtëpitë e vjetra, aplikimet nisin në shtator

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:01
Drejtori i Aluiznit, Artan Lame

Qeveria ka miratuar një vendim, i cili synon të zhbllokojë ngërçin e pronësisë për banesat e ndërtuara para vitit 1991.

Drejtori i Aluiznit, Artan Lame shpjegoi se cfarë hapash duhet të ndjekin qytetarët për të marrë dokumentin e pronësisë.

Aktualisht janë rreth 60 mijë banesa të ndërtuara para vitit 1991 për të cilat pronarët nuk kanë mundur të marrin dokumentin e pronësisë, duke përfshirë dhe banesat në lagjet mesjetare të qyteteve si Berati, Gjirokastra apo Shkodra.

Sipas Lames arsyeja për këtë ngërç ka qenë neglizhenca e institucioneve, mungesa e dokumentacionit nga pronarët, por edhe procedurat burokratike.

Duke filluar nga shtatori të gjithë pronarët e këtyre banesave duhet të aplikojnë për marrjen e pronësisë në sportelet e Aluiznit.

Sipas Lames, këta qytetarë duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentet që zotërojnë dhe më pas e gjithë procedura deri në dhënien e pronësisë do të kryhet nga vetë Aluizni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test