Përmbyllja e veçantë e vizitës së presidentes kroate në Shqipëri - Bota Sot
Përmbyllja e veçantë e vizitës së presidentes kroate në Shqipëri

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Përmbyllja e veçantë e vizitës së presidentes kroate në Shqipëri

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:54
Kolinda Grabar-Kitarovi dhe Ilir Meta

Përpara largimit nga Shqipëria në përfundim të vizitës 3-ditore në Shqipëri, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç e ftuar nga Presidenti i Republikës, Meta, u ndal për një drekë në një fermë në periferi të Tiranës.

Dy Presidentët, shijuan mikpritjen tradicionale dhe prodhimet bio shqiptare në fermën model të agro-turizmit, kulinarisë, vreshtarisë si edhe atraksionet natyrore, që ofrohen për vizitorët e shumtë vendas e turistët e huaj.

Gjatë drekës u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë, kulinarisë dhe turizmit, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe deputetët, Eglantina Gjermeni dhe Edmond Panariti, ish-ministër i Bujqësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test