"Plazh me lekët e shtetit, si po argëtohet FRESSH në Jalë"

Shqipëria

"Plazh me lekët e shtetit, si po argëtohet FRESSH në Jalë"

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:54
Berisha shkruan: "Agjensia shtetërore, 500 milionë lekë për FRESH-in në Jalë!" dhe fton për t’iu referuar mesazhit të "nëpunësit dixhital"

Një pjesë e administratës publike duket se i ka nisur pushimet e verës që gjatë orarit zyrtar; ose më mirë një rrugë e dy punë ose një rrugë e dy pushime, siç po ndodh me 72 punonjësit e Drejtorisë së Objekteve që aktualisht janë vënë në shërbim të turizmit veror të Forumit Eurosocialist në Jalë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e një punonjësi të administratës që, me fakte dhe foto, flet sesi paratë e Buxhetit i janë vënë dispozicion forcës politike në pushtet bashkë me nëpunësit e saj.

Berisha shkruan: "Agjensia shtetërore, 500 milionë lekë për FRESH-in në Jalë!" dhe fton për t’iu referuar mesazhit të "nëpunësit dixhital".

Denoncimi

“Mirëmëngjes Doktor Berisha!

Drejtoria e Objekteve në Bashkëpronësi shpenzon 500 milionë lekë në vit për 72 punonjës, që i nxjerr në terren për ligjin e administratorit dhe nuk paraqiten në punë, por këto ditë të nxehta bëjnë plazh në Jalë, ndërkohë që duhet të ishin në punë. Për mos t’i hyre rezultateve në punë, që i kanë zero....

Ky është një skandal. Militantët e partisë paguhen nga buxheti i Bashkisë së Erion Veliajt dhe nuk paraqiten në punë. Kjo goca është kordinatore grupi tek Bashkëpronësia; tani ndodhet në Jalë me kryetarin e FRESSH-it. Për të mos thënë që këtu ka edhe punonjës me shkollën e lartë në proces”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat