U ndalua i dehur nga policia/ Elmas Haruni kërkon ndjesë për fjalorin: Më torturuan

Shqipëria

U ndalua i dehur nga policia/ Elmas Haruni kërkon ndjesë për fjalorin: Më torturuan

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 23:42
Elmas Haruni

Elmas Haruni kryetari i PD-së së Gramshit, ka kërkuar ndjese publike për fjalorin e përdorur gjatë ndalimit nga policia të premten.

Haruni shprehet se sjella e efektiveve të policisë ishte “shume provokative dhe me shume stres përtej çdo ekstremi njerëzor”, gjë që e bëri, siç ai pohon, të dalë nga vetja.

“Te dashur miq, shok dhe kolege. Me duhej nje kohe per te reaguar nga ngjarja e stisur diten e premte ku une po udhetoja me nje bashkepuntorin tim. Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerezor. Policia ndaloi makinen, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnje arsye, pervec faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD. Ne akoma nuk na eshte mbyllur e drejta e aktiviteteve politike.

Sikur te mos te mos mjaftonte e gjithe kjo skene, per ta shtuar dozen e provokimit, na moren edhe celesat e makines dhe ne mes te nje vape shkaterruese, na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike”, shkruan kreu i PD Gramsh në një status në Facebook.

“Doja ti tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe vecanerisht nxenesve te mi”,shton ai.

Policia njoftoi zyrtarisht se Haruni, pasagjer në mjet, u shoqërua pasi kundërshtoi dhe ofendoi punonjësit e policisë të cilët ishin duke kryer detyrën. Ai u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat