Rrëfimi për tmerrin në Greqi: Dy shqiptarë i gjetëm gjysëm të zhveshur tek dera e shtëpisë

Shqipëria

Rrëfimi për tmerrin në Greqi: Dy shqiptarë i gjetëm gjysëm të zhveshur tek dera e shtëpisë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Përmes një statusi në rrjetin social, gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria ka dhënë disa detaje me të vërtetë rrëqethëse për tragjedinë e ndodhur në Greqi.

Gazetari bën një bilanc të viktimave që u përvëluan e shkrumbuan nga flakët në Athinë, si dhe jep disa detaje për takimin me disa shqiptarë që banonin në zonën ku ra zjarri masiv. Zinxhiria shprehet se ka takuar dy vëllezër shqiptarë me origjinë nga Fieri, të cilët i ka gjetur gjysëm të zhveshur në hyrje të shtëpisë së tyre.

“Dy vellezer nga Fieri i gjetem gjysem te zhveshur para deres se shtepise se tyre, pasi nuk kishin kohe te vishnin as edhe bluzen.

Ne shtepi nuk ka mbetur asgje, nuk kemi asnje lek dhe asnje dokument, cdo gje qe kishim gjate ketyre 21 viteve na i mori zjarri, na thote njeri nga vellezerit ne Mati ku dhe tragjedia eshte me e madhe.”-shkruan gazetari.

Më tutje Zinxhiria shprehet se gjatë qëndrimit të tij në zonën e prekur nga zjarri, nuk ka parë asnjë zyrtar të Ambasadës Shqiptare në Athinë.

Postimi i plotë:

Greqi: 74 te vdekur dhe 187 te lenduar , nga keta 23 femije

Sapo jam kthyer nga Mati, vendi ku po perjeton me te vertete nje tragjedi te papare deri me sot qe pas luftes.

Ky eshte bilanci zyrtar deri ne kete orë. Greqia vajton dhe qeveria ka shpallur tre dite zi. Asgje nuk eshte si me pare…Me zbardhjen e dites kjo te kujton tragjedine e vitit 2007 ku numri i viktimave ishte ne 67.

Por e sotmja per nga historia eshte nje tragjedi qe ndodh per te paren here qe nga mbarimi i luftes. Greqia dhe kete radhe do ngrihet ne kembe edhe pse ka me dhjetra te vdekur dhe po aq te zhdukur. Zjarri la nga pas viktima dhe deme te medha te pallogariteshme. Mati ka humbur rreth 50% te shtepive jane shkaterruar dhe rafshuar.

Nga ora ne ore rritet numri i viktimave…por deri me sot nuk ka konfirmim per shqiptar. Ne kete zone punoj shume shqiptar ne hotele dhe ne agrokulture dhe cfardo pune.

Dy vellezer nga Fieri i gjetem gjysem te zhveshur para deres se shtepise se tyre, pasi nuk kishin kohe te vishnin as edhe bluzen.

Ne shtepi nuk ka mbetur asgje, nuk kemi asnje lek dhe asnje dokument, cdo gje qe kishim gjate ketyre 21 viteve na i mori zjarri, na thote njeri nga vellezerit ne Mati ku dhe tragjedia eshte me e madhe.

Vetem ne nje taverne buze bregdetit Argiro gjeten vdekjen 28 persona midis tyre dhe femije te perqafuar. Kudo ne anes se rrugeve gjen makina te djegura dhe ne sipefaqe te asfaltit ka vetem hi.

Gjate qendrimit prej 5-6 oresh ne Mati nuk pame asnje zyrtare te Ambasades Shqiptare ne Athine. Nga biseda me shqiparet u ndjej edhe mungesa e shtetit te tyre, gje qe nuk perben rastin e pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat