Ligji për magjistraturën, Çipa: Opozita do ta pranojë në shtator

Shqipëria

Ligji për magjistraturën, Çipa: Opozita do ta pranojë në shtator

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 22:35
Aleksandër Çipa

Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se në shtator opozita do ta votojë ligjin për magjistraturën. Ai u shpreh se opozita është një zë funksional që duhet të dëgjohet për mënyrën si do të ngrihen institucionet e drejtësisë.

Pyetje: Si e shihni ju rikthimin e palëve në sallën e parlamentit në shtator?

Çipa: Do të kthehen, sepse janë shumë arsye që do t'i imponojnë ato. Nuk janë arsye politike, ato ndoshta janë sekondare në këndvështrimin funksional, por janë arsye të domosdoshme për funksionimin e Republikës Juridike, për të cilën klasa jonë politike flet shumë rrallë për të thënë që këtë stilemë nuk e përdor kurrë në leksikun e saj, qoftë të debatit politik, qoftë të debatit publik.

Pyetje: Pra ju besoni se opozita shqiptare do të duhet ta votojë një ligj të atillë?

Çipa: Do ta pranojë dhe opozita në pikëpamjen politike është në presionin dhe qëndrimin natyral të saj, sepse opozita është një zë funksional që duhet të dëgjohet për mënyrën si do të ngrihen tullë pas tulle institucionet që e formësojnë sistemin e ri të drejtëisë.

Çipa vlerësoi se në sistemin e ri të drejtësisë do të vijnë magjistratë që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Ndërsa mbylljen e sesionit parlamentar pa praninë e opzitës, ai e konsideroi si sjellje tipike të politikës shqiptare.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat