6 shqiptarë të plagosur nga zjarret në Greqi, ambasada shqiptare inspektime në terren në zonën e shkrumbuar

Shqipëria

6 shqiptarë të plagosur nga zjarret në Greqi, ambasada shqiptare inspektime në terren në zonën e shkrumbuar

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:47
Zjarret që kanë përfshirë edhe banesat në Athinë

Ambasada shqiptare në Greqi ka përcjellë një informacion të detajuar lidhur me situatën e zjarreve në verilindje të Athinës. Nga inspektimet në terren, ambasada thekson se janë konstatuar tre shtetas shqiptarë të plagosur, 2 në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri ndodhet në rrezik për jetën në spitalin Evangelismos. Në total, numri i shqiptarëve të lënduar arrin në gjashtë, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

Shtëpitë ku banonin ata, thuhet në njoftimin e ambasadës janë shkatërruar nga zjarret, ndërsa banorët e prekur janë evakuuar në një kamp pushimi të zonës i cili është shndërruar në një strehë banimi të përkohshme deri në rikthimin e normalitetit në zonat e shkretuara nga zjarri.   

Njoftimi i ambasadës shqiptare:

Në vijim të njoftimeve tona mbi situatën pas zjarreve shkatërruese në rajonin e Atikës, Ambasada ka vijuar gjatë ditës së sotme inspektime në terren nga ku rezulton se:

- Në zonën e Matit raportohet për dy shtetas shqiptarë të lënduar lehtë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Banorët e prekur janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme.

- Në zonën e Rafinës raportohet një shtetas shqiptar i minoritetit grek që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, ndërsa familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë.

- Për zonat e tjera të prekura më së shumti nga zjarri, si Kokkino Limanaki dhe Ano Voutsa, Ambasada vazhdon të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet greke për të marrë informacione në vijim.

Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat