Vettingu ndaj Bledar Abdullait, KPK: Probleme me deklarimin e pasurisë

Shqipëria

Vettingu ndaj Bledar Abdullait, KPK: Probleme me deklarimin e pasurisë

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 11:25
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Ka qenë radha e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Bledar Abdullai, që të dalë sot në Vetting.

Në seancën dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Abdullai nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.

Kështu, subjekti në fjalë dhe personat e bashkëlidhur nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore për të deklaruar disa prona që disponojnë.

Gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat