Basha pikëllohet nga vdekja e veprimtarit Adem Demaçi, është simbol i qëndresës

Shqipëria

Basha pikëllohet nga vdekja e veprimtarit Adem Demaçi, është simbol i qëndresës

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 20:27
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e ‘Mandelës së Kosovës’, pas ndarjes nga jeta të të dashurit të tyre, Adem Demaçi.

‘Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe’, shkruan në mesazhin e tij kreu i PD-së.

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.

Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe.

Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat