'Misioni ndërkombëtar i familjes mafioze Xhafa: Të shtrijë tentakulat në Strasburg!'

Shqipëria

'Misioni ndërkombëtar i familjes mafioze Xhafa: Të shtrijë tentakulat në Strasburg!'

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 12:09
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur kategorikisht kundër kandidatit të qeverisë shqiptare për në Gjykatën e Strasburgut, Sokol Berberit dhe ka zbuluar arsyet pse Edi Rama vazhdon të insistojë për te tretën herë tek ky emër. Në një shënim të hedhur sot në rrjetet sociale, Berisha shprehet:

"Në një akt të paprecedentë në historinë e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Mafies, Don Agaçio, nisin për gjykatës nga Narkoshteti i Shqipërisë, në krye të listës për të tretën herë, pra pasi është refuzuar dy herë të tjera, kunatollin e familjes mafioze Xhafaj, famozin Sokol Berberi.

Me këtë akt të pashembullt, Edvin Kristaq Rama dëshmon vendosmërinë e tij kriminale për pushtimin me çdo kusht të këtij posti të lartë me përfaqësuesin e familjes së dytë më të fuqishme mafioze të vendit pas familjes Rama.

Ai dërgon për të tretën herë me rradhë në krye të listës, kandidat për gjykatës nga Shqipëria kunatollin e familjes mafioze, i cili është subjekt i ligjit antimafia dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse Edvini dërgon për të tretën herë me radhë, listë me persona të pavetuar.

Për të garantuar suksesin, e treta e vërteta, të kunatollit të familjes Xhafa, Sokol Berberi, Don Agaçio është kujdesur të manipulojë biografinë e tij e t’i atribojë tituj akademikë, që ai nuk i ka si dhe të tjera arritje imagjinare."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat