PS nuk heq dorë nga prishja e Teatrit, Balla: Ligjin do e votojmë menjëherë në shtator

Shqipëria

PS nuk heq dorë nga prishja e Teatrit, Balla: Ligjin do e votojmë menjëherë në shtator

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 21:31
Taulant Balla

Përmes një statusi në rrjetin social, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se socialistët janë të bindur se Teatri Kombëtar duhet prishur për t’i lënë vendin një godine të re (dhe kullave të shumta).

Taulant Balla shkruan në facebook se PS do ta votojë sërish ligjin e kthyer në Kuvend nga Presidenti Meta menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar, i cili hap dyert në gjysmën e dytë të muajit.

“Shumica parlamentare, ne mbeshtetje te dekretit te Presidentit dhe Kushtetutes, do te rivotoje projektligjin ne fjale menjehere sapo Parlamenti te rimblidhet ne shtator. Per t’i dhene shqiptareve dhe artisteve te teater te ri, modern dhe dinjitoz.”- shkruan ndër të tjera Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat