Basha nuk tërhiqet nga deklaratat: Minat dhe rruspat i presin kullat që do ndërtohen te teatri

Shqipëria

Basha nuk tërhiqet nga deklaratat: Minat dhe rruspat i presin kullat që do ndërtohen te teatri

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 15:02
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë deklaratat se nëse Teatri Kombëtar do të shembet, atëherë projektet korruptive të Tiranës i presin minat dhe rruspat.

Pas reagimit të aktorit Robert Ndrenika se Veliaj i kishte dhënë besën se s’do ndërtohen kulla në truallin publik, Basha tha se kullat janë i vetmi interes për Ramën, pasi me to fut në xhep 200 mln euro.

Reagimi i Bashës:

Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës ose tek Piramida. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat