Ironia e Bashës me Ramën: Çfarë e lidh një trafikant me vëllain e ministrit!

Shqipëria

Ironia e Bashës me Ramën: Çfarë e lidh një trafikant me vëllain e ministrit!

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 15:46
Lulzim Basha

Në përgjigje të kryeministrit Rama në lidhje me procesin e vettingut, kreu i PD-së Lulzim Basha ironizon me një “gjëagjëzë”.

Ai shkruan se cila është lidhja e një trafikanti droge me vëllain e ministrit dhe një gjyëtari që i shpëton nga ekstradimi.

“Gjëagjëzë Edvingu:

Kush i lidh e i mban bashkë:

një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS

një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS

komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!

Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris”, shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat