Kokdhima: Legalizimi i kanabisit pjesë e zgjedhjeve të ardhshme

Shqipëria

Kokdhima: Legalizimi i kanabisit pjesë e zgjedhjeve të ardhshme

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 15:56
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme që pritet të zhvillohen në mes të vitit 2021, një ndër pikat e programit të Partisë Zgjidhja do të jetë legalizimi i kanabisit.

I ftuar në emisionin ‘Java’ në TVSH 2, Kokëdhima theksoi se kanabisi mund të përdoret për kurimin e qindra sëmundjeve. “Absolutisht që do kërkojmë legalizimin e kanabisit”, i tha Kokëdhima pyetjes së analistit Preç Zogaj.

Kanabizimin e vendit, veçanërisht gjatë periudhës 2014-2016, ai e cilësoi si një plan të mirë-menduar nga qeveria teksa tregoi edhe mënyrën se si ka funksionuar i gjithë procesi.

“Kanabizimi nuk u bë nga populli apo nga fshatarët, por ishte një plan i mirë-menduar që u bë nga qeveria e Shqipërisë. U bë nga drejtorët e policisë, shefat dhe Ministri i Brendshëm [Saimir Tahiri] me lejen e kreu të qeverisë. Nuk është deduksion. Nuk bëhej asgje pa lejen paraprake të Policisë së Shtetit. Ngastrat prisheshin me urdhër nga lart”, përfundoi Kokëdhima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat