Artan Broci nuk kalon Vetingun, KPK: Shkarkohet nga detyra…

Shqipëria

Artan Broci nuk kalon Vetingun, KPK: Shkarkohet nga detyra…

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 14:53
Anëtari i Gjykatës Supreme, Artan Broci

Anëtari i Gjykatës Supreme, Artan Broci shkarkohet nga detyra, pasi nuk ka kaluar dot siten e Vetingut.

Vendimi eshte dhene sot nga KPK ne seacnen e njoftuar per te. “KPK ka vendosur me shumice votash shkarkimin nga detyra te gjyqtarit Artan Broci”- u theksua ne seance.

Ne seancen degjimore ILDKPKI e konsideroi pa probleme pasurinë e gjykatësit, por KPK deklaroi në seancë se nga hetimi administrativ i tyre, janë konstatuar mospërputhje të deklarimeve nga ana e subjektit.

Komisioni relatoi më tej, se subjekti i është shmangur pagesës së taksave për qiranë e një ambienti në kryeqytet.

Njeriu që ushtron detyrën e gjykatësit prej 22 vitesh, dhe është ngritur në majën e sistemit, i rrëzoi gjetjet e Komisionit.

Broci i kujtoi Komisionit se me rezultatet e hetimit nuk është njohur për një kohë të gjatë.
“Materialet mu vunë në dispozicion vetëm pas kërkesës time, duke mos më dhënë mundësinë për një mbrojtje efektive”, theksoi ai.

Megjithatë, Broci deklaroi se pretendimet nuk qëndrojnë, dhe se ka paraqitur 250 prova të reja të renditura në 58 faqe material.

Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u shpreh se ka paguar detyrimet tatimore, por drejtoria përkatëse nuk disponon dokumentit ndër vite.

Ndërkaq, ai këmbënguli se çdo qindarkë e pasurisë së tij është e justifikuar me burime të ligjshme, dhe për këtë shkak paraqiti kontratat origjinale noteriale.

Në shtyllën e vlerësimit profesional, Gjykatësi mori vlerësime pozitive, madje, Komisioni tha se është njohës shumë i mirë i legjislacionit italian, të cilit i referohet edhe në vendime.

Në përfundim Broci u shpreh shpresëplotë se do të marrë drejtësi.

“Si gjyqtar unë besoj tek ligji dhe provat, nuk besoj në fat. Besoj se Komisionit i provova së të gjitha pasuritë e mia janë të ligjshme, dhe sigurisht shpresoj që Komisioni në vendimmarrjen e tij të jetë i pavarur dhe i paanshëm”, tha Broci.

Vendimi për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të shpallet më 31 korrik, e të gjitha gjasat janë që Broci të vazhdojë rrugëtimin e tij në sistemin gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat