Roja i plazhit dhe policia shpëtojnë 2 pushues në Divjakë

Shqipëria

Roja i plazhit dhe policia shpëtojnë 2 pushues në Divjakë

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 21:14
Rojat e plazhit

Dy pushues që po rrezikonin të mbyteshin në plazhin e Divjakës janë shpëtuar nga roja i plazhit dhe punonjësit e policisë.

Policia bën të ditur se në plazhin e Divjakës, shtetasja B.T, 26 vjeçe, dhe shtetasi F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët kishin ardhur për të pushuar, kur kanë hyrë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerrë roja i kullës Nr.1 dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta, të cilët ju kanë dhënë ndihmën e parë duke i dërguar për në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare.

Aktualisht të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën mbikëqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat