Rama propozoi bashkëpunim, Basha reagon: Kurrë koalicion me Edi Ramën!

Shqipëria

Rama propozoi bashkëpunim, Basha reagon: Kurrë koalicion me Edi Ramën!

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 23:08
Postimi nga Lulzim Basha

Në një intervistë në TVSH, Edi Rama ftoi liderin e opozitës për bashkëpunim në shtator, por i menjëhershëm dhe i prerë ishte reagimi nga Lulzim Basha.

Kreu i PD, me anë të një postimi në “Twitter”, shkruan se kurrë nuk do të bënte një koalicion me Edi Ramën. Ai thotë se detyra e tij është vetëm largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!”, mbyllet reagimi i Bashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat