Vetingu: Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dritan Hallunaj

Shqipëria

Vetingu: Konfirmohet në detyrë gjyqtari Dritan Hallunaj

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 09:22
Dritan Hallunaj

Gjykatësi i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj është konfirmuar në detyrë pas vendimit të marrë mëngjesin e sotëm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nuk janë konstatuar problematika me pasuritë e gjykatësit të karrierës, i cili rezulton të ketë në pronësi një apartament në kryeqytet si dhe një automjet tip “Benz”. Gjithashtu edhe në shtyllën e figurës morale DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e Hallunaj për të vijuar detyrën pasi nuk janë gjetur kontakte të tij me eksponentë të krimit të organizuar.

Komisioni u ndal gjatë në shtyllën e aftësive profesionale pasi ndaj gjykatësit ishte bërë një ankesë në 2015 nga Prokurori i Përgjithshëm i kohës menjëherë pasi biznesmeni Arben Frroku ishte shpallur i pafajshëm ndonëse mbi supe i rëndonte akuza e vrasjes së një oficeri policie.

Trupa gjykuese tha se këtë rast u administrua vendimi i Apelit për Krime të Rënda nga i cili rezulton se vendimmarrja për Frrokun është tërësisht e ndryshme pasi ai është dënuar me burgim të përjetshëm por në asnjë rast nuk evidentohen shkelje të kryera nga gjykatësi Hallunaj, i cili në shkallë të parë kryesonte trupën gjykuese.

Pasi dëgjoi konkluzionet e hetimeve, Hallunaj kërkoi konfirmin në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat