Gjyqtarja Brunilda Kadiu kalon vetingun

Shqipëria

Gjyqtarja Brunilda Kadiu kalon vetingun

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 10:56
Brunilda Kadi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi, teksa vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore.

Trupi gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues,  Roland Ilia relator, Fildes Shuli anëtare

Bazuar në raportimin e ILDKPI, KPK ka komunikuar se gjyqtarja Kadiu nuk ka rezultuar të ketë pasuri të fshehura dhe se burimet e saj financiare janë të ligjshme.

“ILDKPI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka kryer fshehje pasurie. Gjyqtarja ka deklaruar këto pasuri: Apartament 124 m2 në Lanabregas, në pronësi me bashkëshortin, i marrë me kredi. Benz i blerë në 2008-ën, po në bashkëpronësi me bashkëshortin, me vlerë 700 mijë lekë. Ka patur të ardhura te mjaftueshme për blerjen e kësaj makine, si dhe një makinë tjetër tip Toyota”, deklaroi KPK rreth pasurisë së gjykatëses Brunilda Kadiu./ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat