Basha – Ramës: Kokat e gjarpërinjve do të shtypen

Shqipëria

Basha – Ramës: Kokat e gjarpërinjve do të shtypen

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 23:39
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Kryeministrin Edi Rama se po kontrollon organet e Vettingut të drejtësisë, duke marrë shkas nga lënia në detyrë e disa gjyqtarëve.

Në një postim në Twitter, Basha akuzon gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Dritan Hallunaj si të lidhur me krimin.

Kreu i demokratëve thotë se nëse drejtësia nuk vepron, do të jetë populli që do të vendosë.

“Rama, Xhafajt, Roshi, Tahiri, Dako, Veliaj, Sejdini, Frrokët & co, kjo bandë kriminale do i ikë drejtësisë sa kohë vettingu i kapur nga kryemafiozi mban gjyqtarë me lidhje kriminale si Dvorani-Hallunaj. Por gjarpërinjve kokat do ju shtypen. Nëse jo nga drejtësia, nga populli”, thotë kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat