Aksi Qafë Thore–Theth me tri tunele

Shqipëria

Aksi Qafë Thore–Theth me tri tunele

Nga: ATSH Më: 2 gusht 2018 Në ora: 11:42
Aksi Qafë Thore–Theth

Rruga Qafë Thore – Theth, 16 km që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën, parashikohet të fillojë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Senida mesi e cila ka postuar në facebook disa foto nga projekti i kësaj rruge.

“Investimi do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale” për llogari të qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore”, thekson Mesi, transmeton atsh.

“Projekti për këtë rrugë është pjesë e investimeve që rrjedhin nga Plani Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve”, vijon Mesi.

Ndër të tjera, shton zv/kryeminstrja Mesi, “projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës do të ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët. Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat