Rrugë të reja në Gjirokastër, hapen kalimet me kalldrëm në zonën muzeale

Shqipëria

Rrugë të reja në Gjirokastër, hapen kalimet me kalldrëm në zonën muzeale

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:14
Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami tha se qytetit do t’i shtohen edhe disa rrugë të reja, në harmoni me teknikën tradicionale të ndërtimit.

Gjirokastrës i është shtuar një rrugë e re me kalldrëm, që prej vitesh ka qenë një monopat i mbuluar me gurë dhe mure të rrëzuar.

Në lagjen “Dunavat”, banorët që jetojnë krah rrugës, që është ndërtuar edhe si një shteg i ri turistik drejt urës së Ali Pashës, thonë se ky aks bëhej gati i pakalueshëm prej shirave dhe shpesh iu shkaktonte konfuzion vizitorëve për drejtimin.

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami tha se qytetit do t’i shtohen edhe disa rrugë të reja, në harmoni me teknikën tradicionale të ndërtimit.

E gjithë pjesa e lagjeve të sipërme të qytetit vuan mangësi të theksuara në infrastrukturën rrugore.

Përpjekjet shpëtuese të situatës ndër vite, vetëm sa i kanë shkatërruar Gjirokastrës plot 25 km rrugë me kalldrëm. Një pjesë e tyre u betonizuan për t’i bërë funksionale dhe shumë segmente të tjera të brendshme, në të gjithë zonën historike, janë ende të rrënuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat