Pamjet nga vetëflijimi i gruas së gjyqtarit shqiptar, Enkelejda kishte një vajzë 11 vjeçe

Shqipëria

Pamjet nga vetëflijimi i gruas së gjyqtarit shqiptar, Enkelejda kishte një vajzë 11 vjeçe

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:52
Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të enjte vjen për shkak të problemeve të shëndetit mendor që kishte shfaqur bashkëshortja e Dritan Hallunajt

Bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Enkelejda Hallunaj, ka vendosur që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së prindërve të saj në zonën e ish bllokut në Tiranë.

Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të enjte vjen për shkak të problemeve të shëndetit mendor që kishte shfaqur bashkëshortja e Dritan Hallunajt. Enkelejda, me profesion stomatologe, ishte vetëm 37 vjeç.

Gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, që dje mori lajmin e mirë të kalimit të Vettingut, u vetëhodh teksa ndodhej në apartamentin e prindërve të saj, i cili ndodhej një kat më poshtë banesës së saj.

Hedhja nga kati i 8 i apartamentit ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 37 vjeçares, nënë e një vajze 11 vjeçare.

Ngjarja ka shokuar dëshmitarët që kanë qenë duke kaluar rrugën, në momentin kur trupi i të resë është impaktuar me asfaltin. Fqinjët janë shprehur se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, por kurrë nuk e kanë menduar se mund të bëhej fjalë për një zhurmë të shkaktuar nga trupi i një njeriu.

E teksa e gjithë kjo tragjedi është konsumuar në pak sekonda, bashkëshorti i zonjës Hallunaj nuk ndodhej as në Tiranë. Njoftimin ja kanë bërë të afërmit, pasi Dritan Hallunaj ndodhej në Shkodër për të takuar familjarët e tij, mbase edhe për të festuar pas kalimit të Vettingut.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat