Cilat janë profesionet që ofrojnë një pagë të kënaqshme në Shqipëri?!

Shqipëria

Cilat janë profesionet që ofrojnë një pagë të kënaqshme në Shqipëri?!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:24
Ilustrim

Nëse keni një diplomë dhe eksperiencë në sektorin e financës, biznesit apo teknologjisë së informacionit dhe jeni në kërkim të një pune, koha duket më e përshtatshme për ju sesa për ata që kanë profesione të tjera.

Në listën e vendeve vakante të punës, referuar të dhënave që japin agjencitë privatë te punësimit, rezulton se kategoria më e kërkuar nga 1 Janari i vitit 2018 e deri më tani është “Kontabël-Financë”. 

Eksperienca e punës që kompanitë kërkojnë për aplikantët për këtë lloj pozicioni pune është minimumi 3 vite.

Vendin e dytë e zë kategoria “Shitje-Zhvillim Biznesi”. Kompanitë kërkojnë kandidatë më aftësi shumë të mira bindëse, këmbëngulëse dhe të jenë të përgjegjshëm në shitje dhe në zhvillim biznesi.

Ndërsa gjatë vitit 2017, industria më e kërkuar ka qenë IT-Zhvillim softesh, pozicion i cili tani renditet në vend të tretë.

Nga ana tjetër, punëkërkuesit janë të prirur më tepër për të aplikuar në kategorinë “Shitje-Zhvillim biznesi”.

Kjo kategori zë vendin e parë për aplikime. Pas saj, renditet IT- Zhvillim softesh, kategoria më e kërkuar vitin e kaluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat