“Çudira shqiptare”, bashkitë më shumë shpenzojnë për pagat sesa investojnë

Shqipëria

“Çudira shqiptare”, bashkitë më shumë shpenzojnë për pagat sesa investojnë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:25
Ilustrim

Reforma e territorialë ndryshe nga sa i pritje i ka ngarkuar me tej stafet e bashkive dhe njësive administrative.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave që i takojnë 5-mujorit të parë shpenzimet e personelit vendor, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve totale të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Këto shpenzime janë realizuar në masën 8.5 miliard lekë ose rreth 959 miliard lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke qenë 35 për qind më të larta se shpenzimet për investime të cilat në të njëjtën periudhë ishin 6.3 miliardë lekë.

Ministria e Financave analizon se rritja e këtyre shpenzimeve për personelin për vitin 2018 argumentohet me faktin se tashmë njësitë e vetëqeverisjes vendore me shtimin e kompetencave dhe funksioneve që ata duhet të ushtrojnë kanë të domosdoshëm shtimin e personelit që ofron këto shërbime. Gjithashtu, janë plotësuar me personel disa funksione, të transferuara në nivel vendor në vitin 2016 (duke plotësuar me punonjës shërbimin zjarrfikës në ato bashki që nuk e kishin, administrimin e pyjeve dhe ujitjen e kullimin).

Nga ana tjetër shpenzimet Kapitale Vendore janë një zë mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për faktin që përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit vendor por edhe për shkak se këto shpenzime janë ato çfarë prek drejtpërdrejt qytetari. Në krahasim me një vit më parë gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2018 shpenzimet për investime janë pothuajse të njëjta me shpenzimet për investime të të njëjtës periudhë të vitit 2017. Si rrjedhojë, rritja e peshës së shpenzimeve kapitale në raport me totalin e shpenzimeve vendore nuk ka ndryshuar në raport me një vit më parë.

Shpenzimet Operative Vendore zunë rreth 40.9% të shpenzimeve korrente në total për 5 mujorin e vitit 2018, një pjesë kjo jo e vogël për buxhetin e njësive vendore. Këto shpenzime gjatë periudhës 5 mujore të vitit 2018 janë realizuar afërsisht në masën 6.3 miliard lekë ose 2 miliard më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në këtë mënyrë rezulton se shpenzimet operative gjatë kësaj periudhe të vitit 2018 janë rritur rreth 48% më shumë se një vit më parë. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e shpenzimeve të ruajtjes dhe mirëmbajtjes së aseteve.

Shpenzimet Vendore për Subvencione dhe të tjera, në raport me 5 mujorin e vitit 2017, këto shpenzime për të njëjtën periudhë në vitin 2018 kanë rritje në zërin të tjera me 39% dhe në zërin subvencione kanë rënie me 5%. Këto ndryshime janë rezultat i procesit të riorganizimit dhe të shtrirjes së re që kanë marrë njësitë vendore. Në vlerë absolute shpenzimet faktike të pushtetit vendor për subvencione gjatë 5 mujorit të parë 2018 janë realizuar rreth 57 milion lekë ose 5 milion lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2017. Gjithashtu shpenzimet e tjera janë realizuar në masën 523 milion lekë ose 147 milion lekë më shumë se 5 mujori i parë i vitit 2017.

Shpenzimet për Pushtetin Vendor, për 5 mujorin e parë të vitit 2018 nga të dhënat faktike rezultojnë të jenë realizuar në masën 21.8 miliard lekë ose 2.9 miliard më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Nga analiza e të dhënave vihet re që pjesa më e madhe e kësaj rritjeje të konsiderueshme me një vit më parë të shpenzimeve vendore lidhet me ekzekutimin e fondeve të trashëguara si pasojë e bllokimit të limitit të përdorimit të shpenzimeve vendore në muajin nëntor dhe dhjetor 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat