Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi

Shqipëria

Lagjes “Mangalem” në Berat i rikthehet shkëlqimi

Nga: ATSH Më: 3 gusht 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Trashëgimia kulturore çdo ditë po i kushtohet një vëmendje e veçantë nga institucionet përkatëse për ti mirëmbajtur ato dhe për ti kthyer në atraksione të denja turistike për vizitorët.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat janë duke ndërhyrë në fasadat kryesore të ansamblit të lagjes “Mangalem”.

Këto ndërhyrje përkatësisht në katër monumente, konsistojnë në mirëmbajtjen periodike duke realizuar riparimet e suvatimeve të dëmtuara me teknikën tradicionale dhe përdorimin e materialeve të njëjtë me ato origjinale, trajtimin e elementëve drusor me vaj liri si dhe lyerjen me sherbet gëlqereje.

Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve. Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është ngritur kështjella. “Mangalemi” është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara, gdhendura në dru e gurë, është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një dritareve”./ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat