“Emigrantët po i nxjerrin gënjeshtrat e Ramës, në Greqi askush nuk i njeh patentat shqiptare”

Shqipëria

“Emigrantët po i nxjerrin gënjeshtrat e Ramës, në Greqi askush nuk i njeh patentat shqiptare”

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:02
Sali Berisha

Këtë javë në mbledhjen e qeverisë u kalua marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi, por sipas ish kryeministrit Sali Berisha, e gjithë kjo çështje mbetet një gënjeshtër e stisur nga Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha bën publik denoncimin e një qytetari shqiptar, të cilit i është marrë patenta me argumentin se nuk ka asnjë marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë.

Postimi i Berishës:

Habi e madhe?!

Emigranti dixhital nxjerr rrenacak piktorin dështak!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“pershendetje Zoti Berisha

. kam par disa nga lejmet genjeshtr te edi rames per njohjen e patenave shqiptare ne greqi... sapo na ndali policia greke dhe terhoqi direkt patenten dhe sa e ka degjuar kun kete marrveshje....flm nese e beni publike..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat