Rrugët e përgjakura shqiptare, Policia i bën apel të fortë këmbësorëve: Jeni të rrezikuar!

Shqipëria

Rrugët e përgjakura shqiptare, Policia i bën apel të fortë këmbësorëve: Jeni të rrezikuar!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Ditën e djeshme në Shqipëri rrugët e vendit u përgjakën me 5 aksidente, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur, një bilanc që ka detyruar Policinë e Shtetit të reagojë këtë të premte përmes drejtorit të rrugores Mitat Tola.

“Drejtoria e Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të rritin kujdesin në drejtimin e mjeteve në rrugë. Të moderojnë shpejtësinë, të evitojnë sjelljet e rrezikshme në rrugë si parakalimet e gabuara dhe manovrat e papërshtatshme;

Bashkëatdhetarëve turistë që ndodhen me pushime në vendin tonë të marrin kohën e duhur për pushim dhe udhëtim, sidomos kur janë familjarisht në udhëtim me mjetet e tyre, të evitojnë përdorimin e pijeve alkoolike”-tha Tola.

Kreu i policisë rrugore ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të moderojnë shpejtësinë me të cilin drejtojnë automjetet, pasi sipas të dhënave shpejtësia mbetet njëra ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

“Policia Rrugore ka evidentuar faktin së në aksidentet me pasojë të evidentuara ditët e fundit, janë përfshirë këmbësorë - ndaj apelojmë këmbësorët: 

- të respektojë me korrektësi rregullat e qarkullimit; 

- të kalojnë në vijat e baradha dhe mbikalimet, pasi edhe nga vëzhgimet e patrullave të Policisë Rrugore në rrugë urbane dhe interurbane, shumica e këmbesoreve nuk i respektojnë ose i respektojnë pjesërisht normat e sjelljes në rrugë. 

- Në qendrat e banuara dhe në zonat rurale një tjetër kategori drejtuesish mjetesh të përfshirë në aksidente, janë edhe drejtuesit e çiklomotoreve. Shërbimet e Policisë Rrugore po vazhdojnë kontrollet për këtë kategori mjetesh, me synim evidentimin e atyre shtetasve që i drejtojnë pa lejedrejtimi përkatëse, që nuk vendosin kaskon mbrojtëse. 

Tërheqim vëmendjen e grupit të çiklomotoreve që janë të punësuar për llogari të bareve dhe restoranteve – duke kërkuar nga pronarët e subjektve, plotësimin e kushteve për këta drejtues, kasko dhe veshje reflektuese të personalizuara konform kërkesave të legjislacionit shqiptar”-theksoi kreu i Rrugores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat