58-vjeçari ndërroi jetë në traget, familjarët: Nuk kishte mjek

Shqipëria

58-vjeçari ndërroi jetë në traget, familjarët: Nuk kishte mjek

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:42
Sipas familjarëve Koni është ndjerë keq dhe ka shfaqur probleme shëndetësore,

Isa Koni quhej 58-vjeçari që ndërroi jetë në tragetin e Linjës Bari Durrës rreth orës tre të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në udhëtim e sipër, kur ai kthehej në Durrës për të kaluar pushimet verore.

Sipas familjarëve Koni është ndjerë keq dhe ka shfaqur probleme shëndetësore, megjithatë në traget mungonte stafi mjekësor që duhej t’i jepte ndihmën e parë dhe mund t’i kishe shpëtuar jetën.

Eldi Shehi, i afërm i viktimës: Duhet të themi që nuk i është dhënë ndihma e parë. Të gjithë thoshin se ka qenë i shtrirë dhe i pulsi ishte në rregull dhe kanë thirrur mbi gjysmë ore, një orë njerëzit, mjekët dhe infermierë nuk ka pasur asnjë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat