Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Hidhini një sy motit më parë

Shqipëria

Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Hidhini një sy motit më parë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Pas dy ditësh të nxehta, ditën e sotme vendi është përfshirë nga vranësira dhe reshje shiu, në disa zona.

Ndërkohë, Meteoalb njofton se pasditja e sotme vijon me intervale kthjellimesh në bregdet por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta (rrezikohet edhe skaji jugor i bregdetit).

E shtuna dhe e diela, sjellin kryesisht kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat bëhen të dukshme gjatë pasditeve duke gjeneruar ndonje shi të izoluar në Jug.

Edhe ditët e para të javës tjetër, vijojnë kryesisht me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta por pasditet sjellin vranësira të shpeshta e shira të izoluar, në zonat Lindore.

Temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë mesditën e sotme, rënia vijon e lehtë edhe mëngjesin e së shtunës por sërisht fundjava sjell rritje të lehtë të temperaturave, deri në 38°C deri mesjavën tjetër kur sërisht pritet një tjetër rritje e vlerave termike në mesditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat