Plakja e popullsisë dhe emigracioni ka sjellë rënie të ndjeshme të numrit të nxënësve e studentëve në vitin akademik 2017-2018.
Numri i të regjistruarve në shkolla dhe universitete, sipas Institutit të Statistikave ishte 650 mijë. Rreth 134 mijë më pak se katër vite më parë.
Rënie vihet re në të gjitha ciklet e studimit, por më e forta është në studentët e arsimit të lartë, me 44 mijë ne pak, më pas në ciklin e mesëm 32 mijë, po kaq edhe në ciklin e lartë të arsimit bazë.
Rreth 3.8 % më pak, sipas Institutit të Statistikave, është numrin i te regjistruarve këtë vit akademik në shkolla dhe universitete krahasuar edhe me vitin 2016-2017.
Në arsimin parauniversitar rënia përllogaritet me 2.9 %, ndërsa në atë të lartë ajo është më ndjeshme me 7.3%.
Ndërkohë nxënësit apo studentët e regjistruar në një nivel të caktuar arsimi, sipas Institutit të Statistikave, përbejnë 82.8% të popullsisë në moshë shkollore në vend