Shpërndanin drogë në Sarandë, arrestohen 2 të rinj

Shqipëria

Shpërndanin drogë në Sarandë, arrestohen 2 të rinj

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 10:12
Ilustrim

Policia e Sarandës ka vënë në pranga dy të rinj pasi janë kapur në flagrancë në zotërim të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.

18-vjeçari Fabion G., nga fshati Daullas i Fierit, si dhe 19-vjeçari nga Fieri Klaus H., u arrestuan pasi iu sekuestruan 0.25 gramë kokainë dhe 24 gramë kanabis.

Në cilësinë e provës materiale, atyre iu gjet e iu janë sekuestruar edhe një shumë prej 3555 eurosh dhe 54 mijë lekësh, një automjet dhe dy celularë.

Dy adoleshentët do të procedohen më tej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat