Shqipëria pritet të ketë rritje ekonomike

Shqipëria

Shqipëria pritet të ketë rritje ekonomike

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Agjencia botërore e vlerësimit financiar S&P ka paraqitur ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqiptar Edi Rama, duke u thënë mirëmëngjesi ndjekësve me këto komente të agjencisë.

Publikimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

Dhe me këtë pasqyrim që s’ka nevojë për komente të agjencisë globale të vlerësimit financiar S&P, e cila ka konfirmuar ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, ju uroj një javë të mbarë

Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë çbalancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mb?shtetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuad?r fiskal i p?rmir?suar, i cili tani përfshin edhe një frenim të formalizuar t? defiçitit (Ligji Organik Buxhetor). Kjo do të ndihmojë vazhdim?sin? e uljes s? risqeve që lidhen me borxhin e lartë publik.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të defiçitit buxhetor nga qeveria.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat