Temperaturat e larta, në rrezik nga zjarret Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra

Shqipëria

Temperaturat e larta, në rrezik nga zjarret Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:02
Pyjet shqiptare

Zonat më të rrezikuara nga zjarret mund të jenë Shkodra, Dibra, Korça dhe Gjirokastra, ku rreziku më i lartë pritet gjatë ditës së nesërme, sipas Institutit të Gjeoshkencave.

“Sot pasdite (e hënë, dt.06) dhe nesër (e martë, dt.07) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do t? jet? m? i lart? gjatë ditës s? nesërme”,thotë IGJEUM.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat