Gjermania i dhuron policisë shqiptare automjete për departamentin e krimit

Shqipëria

Gjermania i dhuron policisë shqiptare automjete për departamentin e krimit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 00:48
Foto nga takimi

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task Forcës Qëndrore në Departamentin e Policisë Krimnale në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi Ambasadoren e Gjermanisë Susanne Schütz për ndihëm e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane, dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policie janë mjaft të mira. Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin “Forca e Ligjit”, me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partneërt për këtë qëllim.

Susanne Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit.

Në vijim Ambasadorja Schütz shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjete, me një vlerë totale 70.000 Euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat